Shqip-Stars


Direkt zum Seiteninhalt

Hauptmenü



Kerkime

________________________


_____________________
Deshironi E-Maili
Adresse te
@shqip-stars.com

Kliko Ketu

WebMail
Shqip-Stars

_________________

Kengetare
Kengetar
Lajmet Shqip

Mp3-Download
Web-Lidhje
Lojra
Postim i Ri

______________________

  • Web Faqe Shqiptare

______________________

presheva.com
rinia.ch
dati.ch
kosovalindore.com
pėrlepnica.org
gjilani.org
marimanga.com
radiodashuria.com
kumanova.com.mk
albanien.ch

______________________

  • Web Faqe Islame

______________________

el-ahnaf.net
dituriaislame.com
albislam.com

Nese deshironi qe edhe
webfaqja juaj te jet
ketu na shkruani ne
E-Mail info@shqip-stars.com


______________________




______________________


Va Urojm te gjith
Muslimaneve Muaj e
Shenjt te Ramazanit

Marketing





























Muzika Tallava

MUZIKA TALLAVA, MELOS SHQIPTAR, ROM, TURK APO ARAB

Kombi Shqiptarė kishte njė Melos shumė tė bukur Shqiptarė, kėngė dhe melodi qytetare, dhe burimore tė kombitė tonė, ishte krenari e madhe kur kėngėt e Qamilit tė Vogėl, Nexhmije Pagarusha, Shkurte Fejza, Shyrete Behluli etj jehonin nė tė gjitha Lokalet shtėpit shqiptare, por kohėve tė fundit ėshtė duke u zhvilluar njė luftė e madhe dhe e rrezikėshme ndaj kėngės sė mirfilltė shqipe po ashtu edhe ndaj Melosit Shqiptar.

Ėshtė pėr tu tmerruar ku disa kėngėtar tė vetquajtur nuk skuqen qė e bastardojnė kėngėn dhe melosin shqiptar, athua kėta nė krahė tė kulturės mendojnė tė pasurohen pa menduar se trashėgimtarėt e vetė do tė gjinden nė grop tė thellė tė asimilimit.

Kohėve tė fundit, sidomos nė diasporė muzika shqiptare thuajse ka humbur 80%, por nė lokalet Shqiptare ku tingėllonė muzika, aty kėndohet dhe vallėzohet me kėngė Rome, Turke, Arabe e quajtur Tallava, e shumė pakė Shqipe.

Kėngėtarėt nuk skuqen kur ti pyesish se pse e kėndoni kėtė Melos, por ata pėrgjigjen se populli po e donė dhe ne duhet ti servojmė, athua pėr ta ndaluar kėtė tragjedi duhet tė marrė masa populli apo muzicientėt, edhe pse populli kėrkonė muzicienti duhet tė servojė kėngė nga populli dhe melosi i tijė shqiptar.

Ėshtė edhe pėr tu habitur se edhe disa kėngėtarė tė Estradės Shqiptare kur tė vijnė nė Diasporė, kėndojnė kėngė tė quajtur Tallava e cila nė tė vėrtet ėshtė Melos Rom, dhe kur tė kthehen nė Kosovė e kritikojnė po kėtė Melos, sot nuk kėndohet pėr qejf apo pėr ti c`mallur gurbetqarėt, por e gjitha ėshtė komercialitet.

Vecojmė njė rast ku kėngėtarja e Estradės Teuta Selimi nė njė lokalė nė Zvicėr, ku njė i ri ia kėrkoi kėngėn „ Nė Muzeun Historik „ ajo u pėrgjegjė se unė nuk e kėndoj kėtė kėngė, ėshtė turp i madhė pėr kėtė soliste ku nė Prishtinė mbahet soliste e Estradės, kurse nė Diasporė nuk kėndonė kėngė Shqipe por Rome dhe Turke.

Po ashtu kėngėtarėt mė sė shumti qė janė duke e shpėrnda Shundin dhe Kiēin dhe Melosin Rom dhe qe kėndojnė nė ēdo lokal kėngė Tallava janė, Bekim Kumanova, Mentor Kurtishi, Meda, Mimoza Shkodra, Lumja, Valton Krasniqin, Duli, Xhemil Saliu dhe disa kėngėtar tė Estradės Shqiptare.A thua kėta solist cka mendojnė pėr veten osec`kombėsie janė: Shqiptar, Rom, Turk apo dic tjetėr.A mendojnė kėta se njė ditė vetė ndėrgjegjėja e tyre do ti shkatėrrojė.

Muzikėn Rome kėta janė duke e zhvilluar nė mėnyrė tė madhe.Njė numer tė madhė tė rinisė e kanė helmuar me kėtė melos. Ėshtė turp i madhė cka bėjnė kėta kėngėtarė qė po mundohen ta shkatėrrojnė Melosin Shqiptar, por po tė kishinė ekzistuar Organet Shtetėrore pėr Mbrojtje Autoriale dhe keqpėrdorim tė kėngės atėher nuk kishin mundur kėtä kėngėtar tė vetėquajtur ta keqpėrdorin kėngėn tonė Shqipe, por besoj dhe jamė i bindur se njė ditė koha do ti gjykojė kėta.

Muzika Popullore

Muzika Popullore
Njė studim sistematik i muzikės tradicionale shqiptare u bė i mundur vetėm nė fillimet e viteve '30 falė muzikologut Y. Arabatski i cili mblodhi kėngė dhe melodi popullore shqiptare. Pėr shkak tė formimit tė veēantė malor tė vendit dhe pėr shkak tė vėshtirėsive tė lidhjeve e cila kushtėzohej nga mungesa e rrugėve tė komunikimit, muzika shqiptare ka ruajtur tė paprekura karakteristikat dhe format e saj deri nė vund tė viteve 1800. Mungesa e ndikimeve ėshtė mė e qartė nėse shihet nė lidhje me arbėreshėt e Italisė.
Bashkėsitė e formuara nga pasardhėsit e shqiptarėve tė cilėt u larguan nga Shqipėria nė mesin e dytė tė viteve 1.400 pėr tė mos rėnėn nėn zgjedhėn turke dhe qė kanė ruajtur gjuhėn e tyre dhe traditat e tyre muzikore. Studimet e Arbatski-t u zhvilluan nėpėrmjet pėrmbledhjeve tė regjistrimeve fonografike tė shtrira nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė, tė cilat ishin realizuar nga studiuesit e folklorit dhe tė etnomuzikologjisė rreth viteve '50.

Polifonia Vokale
Shqipėria dallohet nga ana muzikore pėr njė traditė tė pasur nė polifoninė vokale. Ky tip melodish polifonike zakonisht kėndohet nga dy, tre apo katėr zėra, tė ndjekura nga njė kor burrash apo nga njė kor grash, pa shoqėrim istrumental. Por kemi edhe melodi tė kėnduara nga zėra tė ndėrthurrur, tė cilat edhe pse kanė ekzistuar edhe me parė kanė marrė mė tepėr zhvillim pas ēlirimit tė Shqipėrisė. Polifonia vokale shtrihet nė pjesėn mesdhetare tė Shqipėrisė nga lumi Shkumbin deri nė Ēamėri.
Kjo zonė ndahet mė pas nė dy sisteme polifonikė. Sistemi Lab qė pėrfshin rrethin e Tepelenės, Vlorės, Gjirokastrės dhe njė pjesė tė Sarandės, dhe sitemi Toskė qė nis nga lumi Vjosė dhe deri nė lumin Shkumbin duke prekur rrethinat e Strugės, Ohrit, dhe deri nė Prespė nė Maqedoni. Nėse sitemi Lab dallohet pėr ndryshimin e thellė mes zėrave, sitemi Toskė pėrkundėrazi pėrmban njė ritėm tė lirė dhe njė ecuri tė zėrave me intervale muzikore mė dalluese dhe me shoqėrime qė pasurojnė meloditė. Repertori i tyre ėshtė i ndėrtuar mė sė shumti nga kėngė historike me karakter tė theksuar nacionalist dhe nga kėngė me origjinė fshatare pėr dashurinė, shpotitėse apo ninulla.

Muzika Instrumentale
Muzika instrumentale shqiptare shoqėron kėngėt e vallet dhe pėrbėn atė orkestėr qė quhet "Saze". Nė pėrgjithėsi nė veri tė vendit zė vend tė dukshėm njė formė radikale muzikore e kėngėve epike, mė tė vjetrat e tė cilave janė Rapsoditė pėr Kreshnikėt. Kėngėtari (rapsodi) shoqėrohet nga vegla muzikore me tela, ndėrsa nė Jug pikėrisht pėr gjurmėn polifonike tė kėngėve, funksioni i instrumenteve ėshtė i drejtuar drejt njė virtuizmi. Instrumentet e frymės pėrdoren nė tė gjithė vendin. Instrumentet shqiptare kanė njė shpėrndarje heterogjene dhe shpesh nga struktura dhe teknika e pėrdorimit nuk pėrputhen mė traditėn e folklorit tė popujve fqinjėve.
Si shembull mund tė pėrmendim "Lahutėn" (instrument njė tel qė realizohet me hark), "Bakllamaja" (instrument me tre tela i pėrdorur nė zonėn e Korēės dhe Pogradecit), "Ēiftelia" (instrument me dy tela shumė i pėrdorur nė gjithė vendin, sidomos nė Veri), "Sharkia" (instrument me pesė tela qė pėrdoret pėr tė shoqėruar vallet nė Kosovė), "Buzuku" (instrument me gjashtė tela), Fyelli (culedjaria, instrumenti me antik i Shqipėrisė i pėrmendur qė nė shekullin e V apo tė VI para erės sė re), Bilbili (qė imiton timbrin dhe cicėrimėn e zogjve), Kavalli (instrument me origjinė baritore), Surla (pėrdoret nė muzikėn e karakterit epik) dhe nė fund tamburet e pėrmasave tė ndryshme Daullja dhe Lodra qė shoqėrojnė kėngėt dhe vallet pothuajse nė tė gjithė vendin.


Google
 
Web shqip-stars.com (kerko te faqja jon)

Freeware

RADIO LIVE